Ikona e futbollit brazilian dhe botëror, Mario Zagallo ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare.
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka bërë një postim në rrjetet soëiale, ku vlerëson kontributin e dhënë nga Zagallo dhe i shpreh ngushëllime familjes.
“Zagallo ishte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit brazilian ndonjëherë. Zëvendës-kampioni i vetëm në futbollin botëror. Trashëgimia e tij, karizma dhe e gjithë dashuria kushtuar futbollit ka mbetur.
Ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës. Ngushëllime familjes”, shkruan trajneri brazilian i Kombëtares shqiptare.
Zagallo mbahet mend që ka fituar Kupën e Botës si lojtar në vitet 1958 dhe 1962, ndërsa si trajner në vitin 1970. Në vitin 1994, Zagallo ishte ndihmës-trajner në triumfin e Kupës së Botës.