“Vepër penale e sjelljes së dhunshme”- Tre shqiptarë u sulmuan në Herceg Novi, reagon Prokuroria në Malin e Zi! Ja si e konsideron ngjarjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë në Malin e Zi, ku tre shtetas shqiptarë u dhunuan, Prokuroria themelore në Herceg Novi e cilësoi ngjarjen si vepër penale të sjelljes së dhunshme, raporton Vijesti.

Prokuroria ka deklaruar se personat shqiptarë që u dhunuan janë marrë në pyetje ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe se për momentin nuk është privuar liria, por policia po ndërmerr masa për identifikimin e të dyshuarve.

Policia dyshon tre persona nga Herceg Novi janë autorë të sulmit të ndodhur  në rrugën kryesore në Zelenika.

Drejtoria e Policisë njoftoi pas ngjarjes se personat e sulmuar nuk ndodheshin në një automjet me targa shqiptare, por shkak i ngjarjes ishte një aksident trafiku.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje dhe siç iu tha TV Vijesti janë duke mbledhur informacione dhe pritet që nesër të bëhen publike.

Share This Article