Dafina Zeqiri nxiti dyshimet se lidhja e saj me Kreshnik Gjergjin është në krizë. Kjo ndodhi pasi këngëtarja kishte hequr nga lista e ndjekësve partnerin e saj dhe kishte fshirë gjithë postimet në Instagram, duke lënë vetëm postimet e muajit të fundit.
Mirëpo, duket se nuk paska vend për shqetësim, pasi këto lëvizje nuk kanë aspak lidhje me marrëdhënien e çiftit. Vetë Dafina është kujdesur ta bëjë të qartë këtë, duke postuar foto me partnerin, madje në njërën prej të cilave shkruan: “Tu e përpilu listën e dasmës…”
Pra, jo vetëm që nuk ka krizë, por çifti vazhdon me planet e martesës.