“Shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë”, Rama kujton legjendën Bekenbauer: Ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i ka kushtuar një status në rrjete sociale lajmit të ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit botëror, Franc Bekenbauer. Në postimin e tij, Rama kujtonte momentet që bënë ikonike figurën e Bekenbauer, duke e kthyer në nje nga më të vlerësuarit në arenën e futbollit botëror.

“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti Kupën e Botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër Kupe të Botës.

Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, shkruan Edi Rama në postimin e tij që i kushtohet legjendës që u nda nga jeta.

Share This Article