Vrau vëllain e gruas se ‘i përdhunoi vajzën’, si ndodhi krimi në Greqi! 50-vjeçari u konfliktua me kunatin pastaj e qëlloi me armë në fytyrë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një krim i rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kunatin e tij 33-vjeç, po shqiptar.

Në policia ai tha se e ka ekzekutuar pasi i ka përdhunuar vajzën e tij kur ka qenë në moshën 9-vjeçe. Mediat greke raportojnë se 50-vjeçari kishte lënë një takim me 33-vjeçarin mbrëmjen e së martës në zonën ‘Asteria’ të Agria, me një pretekst të parëndësishëm. 

50-vjeçari ndërkohë kishte marrë armën e gjahut me vete. Sipas informacioneve, kur dy burrat janë takuar, ka pasur një mosmarrëveshje verbale dhe 50-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri vëllain 33-vjeçar të gruas së tij, i cili mësohet se është gjetur me plagë në fytyrë dhe plagë me armë zjarri në gjoks.

Informacionet thonë se para të shtënave, autori e kishte goditur viktimën me tytën e armës në fytyrë. 

Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa për viktimën është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

Share This Article