Ish-ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski i cili u arrestua një ditë më parë, ka njoftuar se do të fillojë një grevë urie.
The guardian shkruan se Kamiński dhe ish-zëvendësi i tij, Maciej Wąsik, të dy anëtarë të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, u dënuan për shpërdorim të detyrës për veprime të ndërmarra në vitin 2007.
Ditën e djeshme, çështja e tyre mori një kthesë dramatike pasi dy politikanët u strehuan në pallatin e presidentit Andrzej Duda përpara se të arrestoheshin.
Në një deklaratë për mediat kryeministri i vendit, Donald Tusk, tha se presidenti po pengonte drejtësinë duke u dhënë strehim të kërkuarve.