Kompanitë holandeze kanë refuzuar të publikojnë reklama me foto të pengjeve izraelite në Gaza përpara mbledhjes së sotme të Gjykatës së Drejtësisë në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria izraelite e Diplomacisë Kombëtare, sipas së cilës në të gjithë Holandën ishte përgatitur një fushatë reklamuese për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për lirimin e pengjeve izraelitë në kuadër të seancës së Gjykatës.
Reklamat shfaqnin foto të ndryshme të pengjeve të shoqëruara me emrat e tyre dhe fjalët “Ai/ajo nuk mund të dëshmojë sot”.