ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kingji takon komandantin e KFOR: Misioni i NATO-s në Kosovë, më i rëndësishëm se kurrë për stabilitetin rajonal 32 minutes ago
Vjedhja, Drejtori i Muzeut të Luvrit: Nuk kishte kamera të mjaftueshme për ta monitoruar 34 minutes ago
Po perëndon dielli i Macron si vizionari kryesor i Evropës 48 minutes ago
Arrestohen në Angli dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli 1 hour ago
Emigrantët e paligjshëm në Britani/ Keir Starmer zotohet të mbyllë rrugët përmes Ballkanit Perëndimor 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zbardhet raporti i Këshillit të Europës: Burgu i Tepelenës i papërshtatshëm, duhet të mbyllet

albnews by albnews
13 January, 2024
in Albania
0
Zbardhet raporti i Këshillit të Europës: Burgu i Tepelenës i papërshtatshëm, duhet të mbyllet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Burgu i Tepelenës “ka mangësi të mëdha strukturore dhe është thuajse i papërshtatshëm për t’u përdorur si institucion ndëshkimi”, e për pasojë, Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Europës i rekomandon autoriteteve shqiptare mbylljen e tij. Një raport i hartuar pas një vizite që një delegacion i këtij Komiteti, zhvilloi në Shqipëri në maj të vitit të kaluar vë në dukje se “mjediset e burgut të Tepelenës ishin të degraduara”.

Sipas dokumentit të publikuar të premten “qelitë e vendosura në katin përdhes ishin të ajrosura keq, shumë prej tyre gjithashtu ishin në gjendje të keqe për t’u riparuar. Dushet e përbashkëta ishin të rrënuara dhe pati ankesa të shumta nga të burgosurit për ngrohje të pamjaftueshme në dimër. Një numër të burgosurish mbaheshin në mjedise shumë të ngushta, ku qelitë ofronin më pak se 3 m2 hapësirë banimi për person” . Në vlerësimin e Komitetit “situata aktuale në këtë institucion cënon seriozisht cilësinë e jetës së të burgosurve dhe kushtet e punës së stafit” duke vënë në pah se ndërhyrjet për përmirësime thelbësore do të ishin me një kosto shumë të lartë. “Prandaj Komiteti rekomandon që t’i jepet prioritet i lartë, tërheqjes nga shërbimi i këtij burgu”, nënvizon raporti.

RelatedPosts

Vritet nga burri 29-vjeçarja shqiptare në Kanada, nënë e katër fëmijëve

Arrestohen në Angli dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli

“S’ka më varka e pasaporta false”, Britania e Madhe me ‘dorë të hekurt’: Do shkatërrojmë bandat shqiptare që trafikojnë njerëz drejt Anglisë

Një situatë problematike paraqitet, sipas raportit, dhe në Bllokun A të burgut 313 në Tiranë, ku Komiteti shprehet i shqetësuar se “pavarësisht garancive të dhëna nga autoritetet shqiptare gjatë vizitës në vitin 2018, Blloku i vjetër A nuk i ishte nënshtruar një rinovimi të madh. Kushtet e ndalimit në këtë ndërtesë mbetën jashtëzakonisht të këqija (mbipopullim serioz, akses shumë i kufizuar në dritën natyrale, ajrim i dobët në qeli, mure me lagështirë, etj.) dhe në disa raste mund të konsideroheshin si trajtim çnjerëzor dhe degradues”. Por delegacioni thekson se ka marrë garanci se qeveria shqiptare ka ndarë fondet e nevojshme për rindërtimin e plotë të këtij Blloku.

Dhe në spitalet ku trajtohen të burgosurit, gjendja vlerësohet kritike në disa raste. “Pavarësisht përmirësimeve të dukshme të bëra në Spitalin e Burgut të Tiranës, Komiteti vazhdon të konsiderojë se kushtet e jetesës që u ofrohen pacientëve mbeten të papërshtatshme”, shkruhet në raport. Po ashtu dhe një mjedis i përkohshëm, i përshtatur në burgun e Lezhës, ku strehohen pacientë të burgosur që më parë ishin mbajtur në Institucionin e Posaçëm për të paraburgosurit me sëmundje mendore në Zahari të Krujës, vuan nga “mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe terapeutik, ndërsa ndërtesa është e papërshtatmë”. Një situatë e cila sipas raportit “zhbën, thuajse totalisht, çfarëdo kontributi pozitiv që mund të ishte bërë, pas transferimit në 2021. Akoma më keq, nëse numri i pacientëve vazhdon të rritet, kushtet e jetesës në objektin e përkohshëm mund të degradojnë lehtësisht edhe më tej, deri në një trajtim çnjerëzor dhe degradues”. Sipas dokumentit, autoritetet shqiptare synojnë ndërtimin e një objekti të ri që të mbledhë të gjithë pacientët me probleme shëndetësore, kryesisht mendore, e se për këtë kanë aplikuar për financim në kuadër të Instrumentit III të Asistencës Para-Aderimit të Bashkimit Evropian.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kingji takon komandantin e KFOR: Misioni i NATO-s në Kosovë, më i rëndësishëm se kurrë për stabilitetin rajonal

Kingji takon komandantin e KFOR: Misioni i NATO-s në Kosovë, më i rëndësishëm se kurrë për stabilitetin rajonal

22 October, 2025
Vjedhja, Drejtori i Muzeut të Luvrit: Nuk kishte kamera të mjaftueshme për ta monitoruar

Vjedhja, Drejtori i Muzeut të Luvrit: Nuk kishte kamera të mjaftueshme për ta monitoruar

22 October, 2025
Po perëndon dielli i Macron si vizionari kryesor i Evropës

Po perëndon dielli i Macron si vizionari kryesor i Evropës

22 October, 2025
Arrestohen në Angli dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli

Arrestohen në Angli dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli

22 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result