Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për plagosjen e 2 vëllezërve shqiptarë në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në Santa Maria Capua Vetere në Itali.
Mediat italiane raportojnë se policia ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë, përveç një 19-vjeçari i cili u arrestua pak ditë pas sherrit, që dyshohet se janë përfshirë në sulmin e dhunshëm ndaj 2 vëllezërve shqiptarë, njëri prej të cilëve ishte 16-vjeç,.
Dy shqiptarët u goditën me thika dhe me karrige në pjesë të ndryshme të turpit, duke u plagosur rëndë.
Mësohet se njëri prej të rinjve shqiptar, 16 vjeçari, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak se goditjet me thikë i kanë prekur rëndë mushkërinë.
Ndërsa vëllai i tij më i madh i cili mori një goditje në kokë, ka dalë nga spitali.
Pesë të arrestuarit së fundmi, janë nga 19 deri në 24 vjeç, të gjithë me precedentë të mëparshëm penal. Përpos tyre, edhe familjarë të tyre njihen si persona me precedentë penale.