Kryeministri çek, Andrej Babis ka deklaruar se nuk dëshiron të tërhiqet para kohe nga posti, pavarësisht rifillimit të hetimeve ndaj tij.
“Një person normal do ishte tërhequr, por siç dihet, unë jam kokëfortë”, deklaroi 65-vjeçari. Themeluesi i partisë populiste “ANO” foli për një “gjueti shtrigash” kundër tij.
Kryeprokurori i vendit vendosi disa ditë më parë që hetimet për mashtrim të dyshuar dhe keqpërdorim të fondeve të BE-së u pezulluan në mënyrë të paligjshme.
Shumë kritikë shohin një konflikt interesi midis jetës së Babisit si sipërmarrës dhe politikan./ATSH/