Për herë të parë në historinë e skive shqiptare Lara Colturi ka arritur të renditet në top 10-shen e një gare në Botërorin e skive. 17-vjeçarja në pistën austriake të Flachaut bëri mrekullinë në disiplinën e Slallomit edhe pse u nis e 60, duke lënë pas skiatore kampione si Shiffrin apo Vlohva dhe duke e mbyllur garën e 9-ta.
“Jam shumë e lumtur për këtë garë pasi që në stërvitje kisha ndjesi të mira. Ia dola ti kem edhe në garë. Në zbritjen e parë i kuptova shenjat e mira, ndërsa të dytën u përpoqa ta shijoja në maksimum dhe rezultati erdhi,”-u shpreh Lara Colturi, skiatore e Shqipërisë pas garës.
Me këtë rezultat historik Lara Coluti konsolidon renditjen në 30 më të mirat e kampionatit botëror, ndërsa do rikthehet të garojë sërish në datat 20-21 janar në Jansa të Sllovenisë. 17-vjeçarja do marrë pjesë në dy disiplinat e skive, në Sllallom dhe Giant Sllallom.