Pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha, Përfaqësuesja e Kosovës pritet të bëhet me trajner të ri, i cili mësohet se do të jetë gjerman. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka folur rreth përzgjedhësit të ri, duke thënë që do të zyrtarizohet në ditët në vijim, ndërsa ai është i nënshtetësisë gjermane.
Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, ku ndodhet edhe presidenti Ademi me disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ka deklaruar se çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer.
“Çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, ka deklaruar Ademi për “Kanal10”.
Andre Breitenreiter ka kohë që flitet si i përzgjedhuri i FFK-së për punën e trajnerit të ri të “Dardanëve”. Ndaj, mbetet të shikohet në ditët në vijim nëse vërtetë do të jetë Andre Breitenreiter trajneri i ri i Kosovës, apo do të kemi ndonjë emër surprizë.