• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Mblidhen nënshkrimet për largimin e kryetarëve shqiptarë

Mblidhen nënshkrimet për largimin e kryetarëve shqiptarë

by albnews
23 January, 2024
in Bota
0
42
VIEWS

Përfundoi mbledhja e nënshkrimeve që do t’i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kososvës. Peticioni me nënshkrimet është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Srpska.

Në katër komunat në veri të Kosovës, rajon ky i banuar me shumicë serbe, ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve që do t’i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë. Në prill të vitit të kaluar serbët e atjeshëm bojkotuan zgjedhjet lokale, por me një pjesëmarrje minimale të komuniteteve tjera në zgjedhje u zgjodhën kryetarët shqiptarë në katër komuna; Veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryesuesit serbë të grupeve inicuese të mbledhjes së nënshkrimeve, thanë se janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme që do ta mundësonin më pas mbajtjen e një referendumi të nevojshëm për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila në prill të vitit të shkuar pati bojkotuar zgjedhjet dhe largoi përfaqësuesit e saj nga të gjitha institucionet e Kosovës.  

Peticionet duhet t’i dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale

Në komunën e Mitrovicës së Veriut, peticionin është dashur ta nënshkruajnë së paku 3.640 votues me të drejtë vote, në Leposaviq 2.689 votues, në Zveçan 1.411 votues dhe në Zubin Potok 1.347 votues. Këto shifra përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në këto komuna, e paraparë edhe me Udhëzimin Administrativ të qeverisë së Kosovës i miratuar muaj më parë me kërkesë edhe të bashkësisë ndërkombëtare që në këto komuna të organizohen zgjedhje të reja.

Peticionet me nënshkrime të votuesve të regjistruar duhet t’u dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale, të cilët kanë tri ditë kohë për t’ia përcjellë ato Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikimin e tyre. Hapi i radhës është organizimi i votimit për shkarkimin e kryetarëve, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Rezultati i këtij votimi më pas i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Szunyog: Me rëndësi mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme

Krei i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e mirëpriti vendimin e serbëve në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kornizën ligjore për të mbledhur nënshkrime për peticionin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. “Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, mbetet e rëndësishme”, shkroi Szunyog, në platformën X.

Me 3 qershor të vitit 2023, 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, i kërkuan Kosovës që sa më shpejt të organizojë zgjedhje në veri, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje. “Ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së më 3 qershor të vitit 2023.

Kjo qartë përfshin, se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, pati thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kryetarët shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe u zgjodhën në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti, pasi serbët lokalë bojkotuan zgjedhjet. Kryetarët shqiptarë u vendosën në objektet komunale në veri, në fund të muajit maj me shoqërimin e policisë, dhe kjo nxiti protesta në shkallë të gjerë që eskaluan edhe në përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të KFOR-it.

Serbët nuk i pranojnë kryetarët  shqiptarë dhe pas protestave të shumta dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar për mbajtje të zgjedhjeve të reja në atë pjesë, qeveria e Kosovës nxori një Udhëzim Administrativ, që parasheh procedurën se si mund të largohet një kryetar nga komuna.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, janë kërkuar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar si një nga kushtet kryesore për shtensionim të situatës në veri. Përderisa nuk ndodh kjo, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë masat ndëshkuese ndaj Kosovës që përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale. 

Previous Post

Vuçiç tregon arsyen se pse armatoset Serbia: Prioriteti ynë është ruajtja e paqes dhe të mbrojmë Kushtetutën serbe

Next Post

Orban fton kryeministrin suedez për të diskutuar anëtarësimin në NATO

albnews

albnews

Related Posts

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re
Bota

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025
Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet
Bota

Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet

6 July, 2025
Elon Musk themelon parti të re: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë
Bota

Elon Musk themelon parti të re: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

6 July, 2025
Next Post
Orban fton kryeministrin suedez për të diskutuar anëtarësimin në NATO

Orban fton kryeministrin suedez për të diskutuar anëtarësimin në NATO

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

6 July, 2025
Messi shkëlqen me dy super gola, Inter Miami rikthehet te fitoret në MLS pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube

Messi shkëlqen me dy super gola, Inter Miami rikthehet te fitoret në MLS pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube

6 July, 2025
Emigracioni, Britania vlerëson Task Forcën shqiptare

Debati për emigrantët, Artan Hoxha zbulon metodën e krimit shqiptar në Britani: Ja si shmangin gjurmimin përmes kartave të ID

6 July, 2025
Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5078 shares
    Share 2031 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1862 shares
    Share 745 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM