Real Madrid dhe Eder Militao kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2028. Militao mbërriti në Madrid në vitin 2019, në moshën 21-vjeçare dhe në pesë sezonet e tij ka mbrojtur fanellën e Galaktikëve duke u bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.
Me Real Madridin ai ka fituar 9 tituj; 1 Champions League, 1 Kupën e Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.
Militao ka luajtur 143 ndeshje me madrilenët, në të cilat ka shënuar 11 gola dhe është pjesë e Brazilit, skuadër me të cilën ka luajtur 30 sfida dhe me të cilën ka fituar Kupën e Amerikës në vitin 2019.
“Real Madrid CF dhe Eder Militao kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.