Marash Kumbulla pritet të largohet gjatë merkatos së janarit pasi lojtari dhe drejtuesit e Romës kanë gjetur dakordësinë për një huazim deri në përfundim të këtij sezoni.
Ideja e Kumbullës, por dhe e drejtuesve, është që të gjejë një skuadër e cila i garanton minuta pasi i duhet të kapë formën e tij më të mirë. Edhe Kumbulla, kërkon të jetë në formë pasi ky është një vit i rëndësishëm me Europianin përpara.
Gjithnjë sipas mediave italiane, janë disa skuadra që janë të gatshme të afrojnë Kumbullën, ekipe si Xhenoa, Empoli, por mbi të gjitha Torino, skuadër që drejtohet nga Ivan Juriç, ish-trajneri i tij te Verona, trajneri që promovoi në futbollin e rëndësishëm Europian.