ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor 1 hour ago
Tërmeti në Afganistan, numri i të vdekurve kalon 1.400 1 hour ago
Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine 1 hour ago
Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë 1 hour ago
Britani, rregulla të reja për azilkërkuesit! Starmer “kërcen” nga belaja 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Ministrja Koçiu apel nga Spitali i Laçit: Vaksinoni në kohë fëmijët kundër fruthit

albnews by albnews
29 January, 2024
in Shendetesi
0
Ministrja Koçiu apel nga Spitali i Laçit: Vaksinoni në kohë fëmijët kundër fruthit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara, ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e ri të Laçit, i ndërtuar nga e para pas shembjes së godinës së spitalit të vjetër për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019.

Në Spitalin Bashkiak të Laçit, rreth 80 mijë banorë marrin shërbime shëndetësore në ambiente të transformuara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë së fundit.
Së fundmi stafit të këtij spitali i janë bashkuar 11 mjekë specialistë të cilët apeluan së bashku me ministren Koçiu për kryerjen e vaksinimeve të rregullta pasi janë të sigurta për të gjithë popullatën.
“E rëndësishme është që të japim edhe një mesazh për vaksinën e fruthit sepse këto ditë po dëgjojmë që janë shtuar rastet. Për aq kohë sa është një vaksinë e përfshirë në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit dhe është një vaksinë që mbron 100% për rrezikshmërinë që mund të sjellë sëmundja e fruthit. Është e domosdoshme për t’u kryer dhe apeli i shkon gjithë prindërve: Vaksinoni fëmijët për një jetë të sigurt, për një jetë të shëndetshme. Vaksina është falas, është në çdo qendër shëndetësore. Kështu që do ju lutesha shumë që ta merrni shumë seriozisht që të mos rrezikoni jetën e fëmijëve”, apeloi ministrja Koçiu.

RelatedPosts

Britania ndërton stetoskopin me “AI”, pajisja e re diagnostikon në 15 sekonda problemet më të zakonshme kardiake

Pse gjumi para mesnatës ndryshon gjithçka

Kina realizon transplantin e parë në botë të mushkërive të derrit te njeriu

Gjithashtu, ajo theksoi se në një infrastrukturë të përmirësuar shëndetësore është shumë e rëndësishme që ekipet shëndetësore të shërbejnë me humanizëm për qytetarët që vijnë dhe trokasin në dyert e spitalit.
“Do doja shumë që ta dëgjojmë Laçin si një qendër ekselence, si një pol ekselence për shërbimet shëndetësore. Dhe jam e bindur që do ta bëni të gjithë me këtë përkushtim që pash sot këtu”, nënvizoi ministrja Koçiu.

Në Bashkinë Kurbin, janë në rikonstruksion edhe 5 qendra shëndetësore, 3 prej të cilave do të rindërtohen nga e para.
Spitali Bashkiak i Laçit shërben edhe si pikë e parë në raste aksidentesh në Rrugën e Kombit apo dhe në Autostradën Milot – Fushë Krujë, ku numri mesatar i vizitave mujore në shërbimin e urgjencës është 3000 pacientë.

Në këtë spital janë shtuar edhe shërbime të reja në ortopedi, pediatri, kardiologji dhe pathologji.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

2 September, 2025
Tërmeti në Afganistan, numri i të vdekurve kalon 1.400

Tërmeti në Afganistan, numri i të vdekurve kalon 1.400

2 September, 2025
Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

2 September, 2025
Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë

Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë

2 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result