SHBA, 34-vjeçari shqiptar vret me armë zjarri ish-gruan dhe më pas rrëmben fëmijën (EMRAT)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida në SHBA, ku një 34-vjeçar shqiptar Renato Muhaj ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Suela Saliajn, 32-vjeçe, dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre.

Mediat amerikane raportojnë 34-vjeçari e vrau gruan në brenda banesës, ndërsa pas ngjarjes së rëndë mori vajzën e tyre 8 vjeçe dhe tentoi të arratisej, por u arrestuar pak orë më vonë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, e cila ishte rrëmbyer nga i ati.

Share This Article