ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 6 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 7 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 7 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 7 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Shqipëria në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, ja kush do ta përfaqësojë vendin tonë

albnews by albnews
31 January, 2024
in Kulture
0
Shqipëria në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, ja kush do ta përfaqësojë vendin tonë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Artistja Iva Lulashi do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Mundësuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me projektidenë “Love as a Glass of Water”, Lulashi do të marrë pjesë në një prej ngjarjeve më të mëdha artistike në arenën ndërkombëtare. 

Makrotema e këtij edicioni është “Të huaj kudo” dhe vjen nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa.

RelatedPosts

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

E papritur! Arrestohet ylli i “Breaking Bad”

Shikoni foto mahnitëse të Chappell Roan, Charli XCX dhe Doja Cat të nominuara për çmimin e fotografisë muzikore

Me një karrierë mes Shqipërisë dhe Italisë, Iva Lulashi është një artiste që eksploron në terrene të guximshme. E tillë do të jetë edhe prekja e saj në pavijonin shqiptar, që do të kurohet nga kritiku italian Antonio Grulli.

Tema që ajo trajton merr shkas nga teoria e “gotës së ujit”, që i përket periudhës para revolucionit rus dhe lidhet me mendimtaren revolucionare feministe Alexandra Kollontai (1872 –1952). Bëhet fjalë për një teori që lidhet me idenë e revolucionit seksual, ku impulset shihen si një nevojë e thjeshtë njerëzore që duhet përmbushur me lehtësinë e pirjes së një gote uji.

Me një influencë shumë të madhe në qarqet artistike dhe letrare ruse, këto ide nisën të pengohen dhe përndiqen nga aparati politik revolucionar.

“Ndonëse metafora e gotës me ujë lidhet me lehtësinë e të pirit, nuk duhet harruar se uji është ai element jetësor, krejt si dashura. Dhe, është absurde që tema si dashuria dhe dëshira seksuale zënë një pjesë shumë të vogël në artin që prodhohet sot dhe ato asnjëherë nuk janë në qendër të aktiviteteve të mëdha apo të vogla, sikur të flitej për tabu për të cilat nuk flitet, apo si çështje të lehta, jo të denja për vëmendje”, shprehet kuratori Antonio Grulli. 

Pyetja që ngre artistja përmes veprës së saj është: Përse ndjenja kaq thelbësore, që i japin kuptim apo rrënojnë ekzistencën tonë, madje edhe më shumë se çështjet politike, trajtohen kaq pak nga artistët?
Pikërisht, vepra e Iva Lulashit vendoset në këtë boshllëk artistik. Dashuria, dëshira, sidomos ajo femërore, instinkti janë në qendër të veprës së saj.

“Dashuria dhe instinkti si një gjuhë universale, në gjendje për të tejkaluar të ndryshmen, kufijtë, jo vetëm gjeografikë, por edhe ata që ekzistojnë mes nesh; dashuria si forca primare e njeriut dhe botës “që lëviz diellin dhe yjet””, shton Grulli.

Kuratori Antonio Grulli shpjegon se tema e bienales “Të huaj kudo” ka një kuptim të dyfishtë. “Së pari, do të thotë se kudo ku shkon apo gjendesh do të ndeshësh të huaj: janë/jemi kudo. Së dyti, pavarësisht vendndodhjes, në thelb mbetemi gjithnjë të huaj. Dhe, në Bienalen e Artit 2024 do të flitet për artistë që janë vetë të huaj, emigrantë, pjesë e diasporës, azilantë, refugjatë…”.

Iva Lulashi është një prej tyre. E lindur në Shqipëri, por e shkolluar në Venecia, në këtë qytet që bën bashkë të rinj dhe artistë nga e gjithë bota, ku ndërthuren kultura. Edhe piktura e Lulashit është një shtresëzim i shkollës shqiptare me rrugëtimin e saj artistik në Venecia. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result