Erjola Doçi është parë në sallonin e shtëpisë së Big Brother mbuluar me pudër dhe duke qarë me ngashërim. Ajo shprehet se ka parë hije nëpër shtëpi dhe ka ndjesi frike dhe ankthi herë pas here.
“Natën shikoj hije nëpër shtëpi. Jam zgjuar me shenja në trup”, tregoi ajo.
Kjo gjë i ka shokuar banorët të cilët e kanë nxjerrë në oborr dhe janë munduar ta qetësojnë. Kjo situatë është parë me shqetësim edhe nga ndjekësit e formatit të cilët kanë shprehur keqardhje për banoren.
Teksa qante më dënesë, Ilnisa ka ndërhyrë me kryerjen e një rituali fetar që synon të sjellë qetësi dhe mbështetje për Erjolën.
Nga ana tjetër Meri thotë me batutë se ndjen energjie fantazmash në shtëpi.