ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 6 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 6 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  6 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  6 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ndizen dritat e pemës së Krishtlindjes në Parkun e Liqenit

albnews by albnews
11 December, 2019
in Albania
0
Ndizen dritat e pemës së Krishtlindjes në Parkun e Liqenit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas Pazarit të Ri, Kalasë së Tiranës dhe Sheshit Skënderbej, stina e festave ka mbërritur edhe në Parkun e Liqenit Artificial.

Nën ritmet e muzikës dhe këngëve të gëzueshme të fundvitit të kënduara nga fëmijët, kryebashkiaku Erion Veliaj, që kësaj here kishte marrë me vete edhe djalin e tij, Kajanin, ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve. Duke uruar gëzuar festat, Veliaj theksoi se qyteti la pas ditët e vështira që shkaktoi tërmeti dhe falë bujarisë dhe solidaritetit të qytetarëve, arriti të ringrihet sërish edhe më i fortë.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

“Sot është një ditë shumë e veçantë sepse ndezim dritat në Parkun e Liqenit, një nga hapësirat më të bukura për fëmijët. Jam shumë i lumtur që në këto 4-5 vitet e fundit, kemi bërë një kënd lodrash në krahun tonë të djathtë, një kënd lodrash në krahun tonë të majtë. Për të gjithë mamat dhe babat që janë sportistë kemi bërë një pistë ku mund të vrapojnë; për të gjithë motrat dhe vëllezërit e mëdhenj, kemi bërë pista që ata të ecin me biçikletë. Por, asnjëherë nuk kishim bërë dritat e Vitit të Ri te Parku. Kjo është hera e parë që ndezim dritat dhe zbukurojmë parkun e Liqenit, pas Pazarit të Ri, pas Kalasë dhe pas sheshit “Skënderbej”. Kjo është gjithashtu hera e parë që kemi një bredh natyral. Kjo është hera e parë që çuni im ka ardhur për të ndezur dritat”, tha Veliaj.

Më tej, ai uroi që ditët e vështira që shkaktoi tërmeti t’i mbeten të shkuarës dhe që viti i ri 2020 të sjellë për Tiranën, por edhe për gjithë shqiptarët, më shumë gëzime dhe lumturi.

“Teksa numërojmë mbrapsht do të doja që çfarë gjëra të këqija kanë ndodhur, gjëra që nuk na kanë pëlqyer, që na kanë shkaktuar dhimbje, t’i lemë pas me vitin që iku dhe viti që vjen të jetë një vit më i begatë, më i lumtur, më i gëzuar, që nuk na shkakton jo vetëm asnjë dhimbje, por që na mbush me dashuri për njëri-tjetrin, për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë”, theksoi Veliaj.

Gjithashtu, kreu i Bashkisë së Tiranës ftoi fëmijët që t’i bashkohen nismës së “Kutisë” për të dhuruar lodra për fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti. “Unë shpresoj shumë që çunat dhe gocat e Tiranës të na japin një dorë, që të marrim një kuti bosh këpucësh dhe ta mbushim me gjëra që mund të jenë dhurata për një çun ose një gocë në Durrës, Thumanë, Krujë ose Laç, atje ku edhe tërmeti i preku më shumë, si një mënyrë që ta harrojmë frikën dhe trembjen e tërmetit. Ta marrim kutinë e këpucëve dhe ta mbushim me kukulla, nëse jemi goca, me këto figurat e animuara, me makina, disa lodra të vogla, me stilolapsa me ngjyra, me ndonjë dhuratë të vogël. Pasi ta mbushim, ta paketojmë, të vëmë emrin tonë, moshën, që pastaj t’ia japim një çuni ose një goce që ka moshën tuaj në një nga qytetet e prekura. Kështu tregojmë që jo vetëm nuk trembemi në Tiranë, jo vetëm nuk mbyllemi brenda nga frika, jo vetëm e shijojmë jetën, por duam të ndihmojmë dhe ata të tjerët, që ndoshta kanë nevojë më shumë se ne”, u shpreh Veliaj./TCh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result