Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri ka reaguar më një postim në facebook për gjendjen në të cilën ndodhet media në Shqipëri dhe për kontrollin total të saj nga pushteti.
Lutja e gazetarit
(“evoluimi” i saj që nga koha e Faik beut)
E imagjinoni dot të të kërkojë intervistë një gazetar televizioni dhe, pasi ke pranuar, të të kërkojë vetëm një “favor”…?
“Flasim për gjithçka që të duash përveçse për Arben Ahmetajn dhe inceneratorët!
TË LUTEM më mirëkupto…TË JETË FJALË BURRI se jemi dhe live…”
Nashi, meqë nuk e di qysh i thonë “KAQË” në euro-atlantikisht, po e shkruaj në shqip:
KAQË!
———————
“Lutja” e Faik beut, 100 e kusur vite më parë (dallimin bëjeni vetë):
“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë.
Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajë mbi të!
Frymëzona me një ndjenë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu!
Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!”.