“Dita e triumfit tonë”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: E gjithë Shqipëria në Tiranë në 20 shkurt!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 20 shkurt opozita e bashkuar do të zhvillojë një protestë kombëtarë. Datën e ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga ballkoni i shtëpisë së tij ku ndodhet në arrest shtëpie u shpreh se kjo do të jetë dita kur do të dridhen themelet e pushtetit.

Berisha: Kjo është beteja e triumfit, kjo është beteja e atyre që e duan Shqipërinë në Evropë.

Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile. Më 20 shkurt Shqipëria në Tiranë, në ditën anti-tirani, në ditën anti Edvin, në ditën kundër Edvinit, në ditën kundër dhunimit të votës.

20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.

Share This Article