“Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës”, avokati i Berishës flet pas seancës: Nuk u morën parasysh as praktikat e Strasburgut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mbarimit të seancës në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, avokati i tij, Genc Gjokutaj, tha se pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës. GJKKO rrëzoi kërkesën e Berishës për ta lejuar atë që të marrë pjesë në seancat plenare të Parlamentit.

“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.

Share This Article