• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Heqja e dinarit, Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit! Vuçiç: Sulm kundër serbëve në veri! Kurti: S’do financoni më terroristët

Heqja e dinarit, Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit! Vuçiç: Sulm kundër serbëve në veri! Kurti: S’do financoni më terroristët

by albnews
9 February, 2024
in Kosova
0
25
VIEWS

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen akuza të rënda, rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që kishte kërkuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë, akuzoi Kryeministrin Kurti se po pamundëson jetën e serbëve që jetojnë atje.

Institucionet e Kosovës “kanë krijuar kushte të padurueshme të jetesës për serbët dhe tani ata po ndërmarrin sulme gjithëpërfshirëse, sistematike kundër civilëve serbë, si dhe po i përndjekin ata. Një situatë e tillë, në mungesë të një reagimi të duhur, mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë,”deklaroi Vuçiç, duke shtuar se ata varen nga mbështetja financiare e buxhetit të Serbisë për pensionet dhe shërbimet e tjera bazë, përfshirë ato të kujdesit mjekësor dhe social, si dhe të arsimit.

Sipas tij, vendimi për heqjen nga qarkullimi të dinarit është “goditje e drejtpërdrejt ndaj mbijetesës së serbëve dhe të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është pikërisht krijimi i kushteve të padurueshme të jetesës dhe mohimi i mundësisë për të mbijetuar që ka për qëllim regjimi në Prishtinë, i cili përmes akteve të këtilla te dhunës strukturore po intensifikon sulmet sistematike kundër popullatës serbe, të cilat janë mirë të planifikuara me vite dhe përmes të cilave përndjekja e hapur e serbëve në Kosovë ka filluar.”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili për herë të parë mori pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e Vuçiç dhe tha se institucionet e Kosovës do të sigurojnë një tranzicion për serbët e Kosovës rreth përdorimit të dinarit serb.

“Beogradi po i bie këmbanës… për shkak se po ndalojmë thasë parash në kufi. Po ankohen jo për shkak se janë të brengosur për fatin e serbëve të Kosovës, por për shkak se është gati t’iu mbyllet kanali fitimprurës i parasë së jashtëligjshme në veri të Kosovës”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai akuzoi Serbinë se po sillet si “kali i Trojës i Kremlinit” në rajon dhe shtoi se “rregullorja në asnjë mënyrë nuk ndalon dhe as nuk pengon qeverinë e Serbisë që t’u japë përkrahje financiare serbëve të Kosovës”.

“Çfarëdo pretendimi për të kundërtën nuk është asgjë më shumë se propagandë e rreme që ka për qëllim të nxisë tensione etnike”, tha Kurti.

Sipas tij, “Beogradi nuk mund të lejohet pafundësisht të financojë kriminelët dhe terroristët e tij në Kosovë me shuma parash që qarkullojnë lirshëm dhe jashtëligjshëm në vendin tonë”

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield kritikoi Prishtinën për veprime të pakoordinuara dhe Beogradin për shmangie të përgjegjësisë për sulmin në Banjskë vitin e kaluar.

Ajo u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga “veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese” dhe kritikoi institucionet e Kosovës për “veprimet e fundit të pakoordinuara” ndaj institucioneve komunale të mbështetura nga Serbia në pjesën perëndimore të Kosovës dhe ndaj organizatës joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Prishtinë.

“Këto veprime nuk përputhen me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për t’i dhënë përgjigje çështjeve që prekin mirëqenien e minoritetit serb”, deklaroi ajo. “Dhe ato dëmtojnë rrugëtimin drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ajo tha se zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës është bërë “pa përgatitje të mjaftueshme apo konsultime me popullatën vendase”.

“Përsërisim thirrjen që zbatimi i këtij plani të shtyhet menjëherë deri në vendosjen e procedurave të duhura në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane… dhe popullata e prekur të jetë informuar,” deklaroi ambasadorja Thomas-Greenfield. Sipas saj, pengesat në shpërndarjen e fondeve nga Serbia “duhet të minimizohen” gjatë kësaj periudhe të tranzicionit.

Përfaqësuesja amerikane në OKB gjithashtu përsëriti dënimin e sulmeve “të koordinuara, të dhunshme paraushtarake serbe ndaj policisë së Kosovës” në Manastirin e Banjskës më 24 shtator, gjatë të cili u vra një polic i Kosovës.

“Katër muaj kanë kaluar që nga ky sulm dhe Serbia ende nuk po i mban përgjegjës ata që janë të përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e tij. Në fakt, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit mbetet i lirë në Serbi”, deklaroi ajo, duke i bërë thirrje Serbisë që “t’i mbajë plotësisht përgjegjës drejtuesit dhe organizatorët e sulmit të 24 shtatorit”.

“Serbia duhet gjithashtu të punojë me KFOR-in për t’u siguruar që një sulm i tillë të mos përsëritet”.

Ambasadorja amerikane Thomas-Greenfield tha se dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë nën udhëheqjen e BE-së dhe jo në OKB./VOA

Previous Post

SHBA/ Prokurori i posaçëm: Nuk do të ketë akuza penale ndaj Presidentit Biden për dokumentet e klasifikuara

Next Post

Dasma përrallore, Ilnisa dhe Meritoni martohen brenda Big Brother

albnews

albnews

Related Posts

LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore
Kosova

LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore

15 May, 2025
Takimi i Osmanit me partitë joshumicë: Dëgjoi kënvështrimet e secilit
Kosova

Takimi i Osmanit me partitë joshumicë: Dëgjoi kënvështrimet e secilit

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro
Kosova

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Next Post
Dasma përrallore, Ilnisa dhe Meritoni martohen brenda Big Brother

Dasma përrallore, Ilnisa dhe Meritoni martohen brenda Big Brother

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM