Në kulmin e sezonin, mediat italiane vijojnë të shkruajnë në lidhje me të ardhmen e Stefano Piolit, pavarësisht se të gjithë drejtuesit kanë dalë me deklarata publike duke e konfirmuar trajnerin. Pas Italisë, tani edhe në Spanjë shkruajnë për pankinën e Milanit, kush do të jetë pasuesi i Piolit në fund të këtij sezoni?
Sipas mediave iberike, drejtuesit e klubi kuqezi po mendojnë edhe për Julen Lopetegiu-n, i papunë që kur mbylli bashkëpunimin me Wolverhampton përpara fillimit të këtij sezoni. Tekniku spanjoll vlerësohet shumë për punën që bën me lojtarët e rinj dhe me perspektivë, por në të njëjtën kohë pa harruar rezultatet.
Nuk është një rastësi që Lopetegiu është një alternative edhe për klube si Barcelona dhe Bayer Leverkusen.