ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 10 minutes ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 12 minutes ago
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste 49 minutes ago
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën 56 minutes ago
Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane 1 hour ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Përçarjet në Aleancën për Shqiptarët, Parlamenti në Maqedoninë e Veriut pritet të shkarkojë dy ministra

albnews by albnews
9 February, 2024
in Maqedonia
0
Përçarjet në Aleancën për Shqiptarët, Parlamenti në Maqedoninë e Veriut pritet të shkarkojë dy ministra
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut filloi pasditen e së premtes seancën për shkakrikimin e dy ministrave nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, me kërkesë të ish-kryetarit të kësaj partie, Ziadin Sela, pas përplasjeve me kreun aktual, Arben Taravari. Krahu i drejtuar nga zoti Taravari vendosi që t’i bashkohet opozitës shqiptare për zgjedhjet e pritshme në pranverë dhe kjo po shkakton përçarje brenda partisë. Koalicioni qeverisës ka një shumicë të brishtë në parlament, por duket se i arrin votat e nevojshme për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ministrat e Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu pritet të shkarkohen nga parlamenti pasi u rreshtuan me zotin Taravari lidhur me vendimin e tij për t’iu bashkuar opozitës shqiptare në zgjedhjet e pritshme në pranverë.

RelatedPosts

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

Mickoski: Pres që Prokuroria ta zbardh rastin me përgjimin

Krahu i Ziadin Selës ka propozuar për ministër të ri të shëndetësisë Ilir Demirin, mjek – infektolog dhe drejtor aktual i Spitalit të Tetovës dhe për ministër të Shoqërisë Informatike, Naim Bajramin, ish-zëdhënës i partisë.

Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi shpjegoi detyrimet ligjore sa i takon shkarkimit apo zëvendësimit të ministrave të një subjekti politik në qeveri:

“Në bazë të Nenit 94 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut kam kompetenca kushtetuese që para Kuvendit të parashtroj propozimin për sdhkakrikm të anëtarit/ëve të qeverisë për çka vendos Kuvendi. Që në fillim dua të theksoj se propozimi për shkakrikim e ministrave nuk ka të bëjë me aspektin profesional të përgatitjeve të tyre. Unë kam respekt të veçantë duke pasur parasysh se i kam dhe bashkëvendas (nga Gostivari) dhe në vazhdimësi i kam përcjellë dhe e njoh përgatitjen e tyre profesionale. Forca e ligjit thotë se nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të qeverisë; dhe kjo është arsyeja bazë për të cilën propozimi (për shkakrikim) ndodhet para jush”, tha zoti Xhaferi.

Për shkarkimin dhe miratimin e ministrave të rinj nevojitet shumica prej 61 deputetëve nga 120 sa ka parlamenti. Shumica parlamentare, sipas bashkërenduesit të ligjvënësve të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Adnan Neziri, i ka votat e nevojshme për këtë.

“E kemi shumicën dhe kjo punë do të kryhet sot, ndërsa procedura varet nga kohëzgjatja e fjalimeve të deputetëve”, tha zoti Neziri në një konferencë shtypi.

Mbi tridhjetë deputetë janë paraqitur për fjalim lidhur me çështjen.

Nga ana tjetër, krahu i zotit Arben Taravari mbrëmë në Kumanovë u mblodh në një tubim me përkrahës dhe delegatë të Kuvendit të partisë për të konfirmuar vendimin e kreut të Aleancës për bashkimin në koalicion me partitë e opozitës shqiptare të cilat përbëjnë atë që njihet si Lëvizja Evropiane për Ndryshim.

Zoti Taravari tha se delegatët zyrtarisht vendosën që partia t’i bashkohet opozitës, por krahu i zotit Sela thotë se në takim nuk kanë marrë pjesë shumica e nevojshme e delegatëve dhe vendimin e quan jolegjitim. Ky krah pritet që nesër mbrëma në Shkup ta mbledhë Kuvendin e partisë për të marrë vendime të mëtutjeshme.

Zoti Ziadin Sela dhe krahu i tij, përfshirë gjashtë nga tetë ligjvënësit e Aleancës për Shqiptarët si dhe ministri i Drejtësisë, thonë se janë shpërfillur të gjitha organet drejtuese të partisë, teksa idea e tyre ishte që partia të dilte e vetme në zgjedhjet e 8 majit.

Përplasjet në Aleancën për Shqiptarët filluan pas një takimi në Prishtinë të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti me drejtuesit e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë edhe zoti Taravari, partia e të cilit vazhdon të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Shkup. Pak ditë pas këtij takimi zoti Taravari e njoftoi vendimin në Facebook për bashkim me opozitën.

Përplasjet e thelluan edhe më tepër në mes drejtuesve dhe eksponentëve të lartë të partisë, ndërsa u njoftua edhe për një incident fizik në mes aktivistëve të saj. Më pas, në oborrin e shtëpisë së Arben Taravrit u gjet një plumb, si mesazh kërcënues për jetën e tij, ndërsa autoritetet e rendit nuk e kanë zbuluar ende autorin e kësaj vepre.

Sidoqoftë, përçarjet brenda Aleancës për Shqiptarët duket se do ta dëmtojnë vetë partinë dhe sipas një pjese të analistëve ajo mund të shkojë drejt shuarjes. ASH-ja aktualisht është partia e dytë më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pas BDI-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

13 September, 2025
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

13 September, 2025
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result