Në Serie A gara për titull duket një çështje e mbyllur, pavarësisht se diferenca me vendin e dytë është 7 pikë, por shifrat dhe rendimenti i ekipit zikaltër lënë pak vend për shpresë. Këtë sezon, Inter ka një mesatare prej 2,6 pikë për ndeshje, me një projeksion paraprak ekipi nga Milano pritet ta mbyll sezonin me 99 pikë.
Fitorja e fundit me përmbysje kundër Romës ishte një tjetër tregues force, por tani në mes futet Champions League, mbetet për t’u parë se si do të sillet Interi në fushë, a do të mund të luftojë në dy fronte, Juve është aty, gati të përfitojë në çdo moment. Një fitore të rëndësishme në këtë javë të Serie A siguroi edhe Atalanta.
Ekipi i Gjimshitit mposhti në transfertë Geona-n me rezultatin 4-1. Me 42 pikë, Atalanta renditet në vendin e katërt, tre pikë më shumë se Bologna. Ekipi i Thiago Motta-s mposhti Lecce-n me rezultatin e pastër 4-0. Një fitore 5-1 siguroi Fiorentina përballë Frosinones.
5 pikë larg zonës Champions ndodhet Lazio. Ekipi i Sarrit u rikthye te fitorja teksa mposhtën Cagliarin në transfertë me rezultatin 1-3.