Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb, Albin Kurti: Vendimi i Bankës Qendrore, i pakthyeshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë mediumit britanik “Bloomberg” të hënën, ka thënë se mbështet rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.

Kurti ka thënë se Qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e Bankës Qendrore, të cilën e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj, të hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Ai ka shtuar se serbëve etnikë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri.

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke thënë se nevojitet një marrëveshje e nënshkruar me Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas tij, tensionet e deritanishme nuk do të kishin ekzistuar po që se do të kishte njohje de facto dhe de jure të të gjithë rajonit nga Serbia, përfshirë edhe Bosnje e Hercegovinën.

Gjatë kësaj interviste të shkurtë, Kurti ka thënë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Share This Article