Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me pagesat e vogla të pensioneve në Shqipëri, ndërsa e krahasoi me pensionistët në Itali
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Blushi thekson se kosto e jetesës për një pensionist, që 60% të pensionit e shpenzon vetëm për t’u ushqyer, është bërë e papërballueshme.MESAZHI I BLUSHITPensioni minimal në Shqipëri është 128 euro, ose 4 herë më i ulët se pensioni minimal në Itali (599 euro).Për të blerë vetëm gjashtë ushqime bazike të shportës (bukë, qumësht, vezë, vaj, miell, oriz), një pensionist shqiptar paguan rreth 9.1 euro ose 9% më shtrenjtë se një pensionist italian që paguan 8.29 euro. Kosto e jetesës për një pensionist, që 60% të pensionit e shpenzon vetëm për t’u ushqyer, është bërë e papërballueshme!Kjo ndodh sepse Qeveria ka zero vëmendje për këtë shtresë dhe zemërgjerësi pa fund për oligarkët.Nëse detyrimin tatimor oligarkët klientelistë e kanë 6%, për ushqimet e shportës pensionistët paguajnë TVSH 20%!Partia e Lirisë i ka prioritet kryesor pensionistët ndaj dhe për t’i nxjerrë nga gjendja e mjerueshme dhe çnjerëzore ku ndodhen ka propozuar:✅ Ulje nga 20% në 5% të TVSH për ushqimet e shportës!✅ Indeksim të plotë të çmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve!✅ Rritje reale të pensioneve si rezultat i rritjes ekonomike!📸 Në foto: Fatura e 6 produkteve të blera në një supermarket në Bolonja, Itali dhe fatura e 6 produkteve të njëjta të blera në një supermarket në Tiranë.