“Bëmë një ndeshje të madhe”, Uzuni flet pas barazimit me Barcelonën: Mund t’i mposhtnim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Myrto Uzuni ishte titullar dhe protagonist në ndeshjen që Granada barazoi në transfertë ndaj Barcelonës me shifrat 3-3. Ai dha asistin për një prej golave të skuadrës së tij, teksa kishte edhe mundësi shënimi, i ndalur nga një pritje e shkëlqyer e Ter Shtegen.

Në fund të sfidës, ai e cilësoi duelin në fjalë si një ndeshje të madhe të skuadrës së tij, që kishte marrë një pikë shumë të rëndësishme për moralin në një sezon ku po lufton për mbijetesën në elitë.

“Jemi shumë të lumtur për pikën, kishim nevojë për të. Erdhëm në Barcelonë për të bërë një ndeshje të madhe. Sipas meje e kemi bërë dhe mendoj se edhe mund t’i mposhtnim. Duke luajtur kështu, do të luftojmë në çdo ndeshje për të fituar.

Shpresoj që tifozët të qëndrojnë gjithmonë përkrah nesh, të kenë besim te ne. Do të japim gjithçka në ndeshjen ndaj Almerias. Është një finale për ne dhe do të japim shpirtin për këtë fanellë”, tha ai në mbyllje të duelit.

Share This Article