Analisti serb Aleksandër Popov ka deklaruar se asgjë në Serbi nuk shkon mirë.
Sipas tij Serbia me Aleksandër Vuciçin në krye është e korruptuar, mediat kontrollohen, shteti ligjor ka rënë dhe gjykata punojnë siç i udhëzon qeveria.
“Serbia prej vitesh nuk ka përparuar në hapjen e grupimeve dhe kapitujve të rinj, është kokëfortë sepse nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE-së”, tha ai.
Sipas analistit pavarësisht këtyre problemeve që ka, Serbia sërish gjen kohë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi.
“Fakti që Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së ndoshta edhe në këtë dekadë është, para së gjithash, një inkurajim për qeverinë aktuale të Malit të Zi që të vazhdojë me reformat dhe të këmbëngulë në rrugën evropiane – pas gjithë turbulencave që e goditën dhe më tepër e shpërndanë atë proces evropian. U tha më parë se Mali i Zi është anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, hyrja e tij do t’i kushtonte BE-së më pak dhe BE-ja do të tregonte me atë shembull se nuk është përfundimisht e mbyllur për Ballkanin Perëndimor – domethënë kushdo që i plotëson kushtet do të shpërblehet”, tha ai.