Një zyrtar i lartë i Hamasit u arrestua gjatë një bastisjeje në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga IDF, Policia e Izraelit dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet.
Sipas deklaratës, rezervistët e IDF, policia kufitare dhe oficerët e Shin Bet kapën Omar Fayed, një nga krerët e infrastrukturës ushtarake të Hamasit.
Fayed ka qenë i përfshirë në “një numër” sulmesh të fundit ndaj ushtarëve të IDF dhe po planifikonte më shumë, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se Hamasi nuk është përgjegjës në Bregun Perëndimor dhe asnjë peng nuk po mbahet atje.
Ka përleshje dhe trazira të rregullta në Bregun Perëndimor, shpesh të rënduara nga kolonët izraelitë që kërcënojnë dhe shkaktojnë dhunë ndaj palestinezëve nëse ata nuk heqin dorë nga toka e tyre, gjë që është dënuar edhe nga mbështetësit më të fortë ndërkombëtarë të Izraelit, si SHBA.
Izraeli kryen bastisje të rregullta në Bregun Perëndimor për të arrestuar ose shkatërruar shtëpitë e njerëzve që i konsideron terroristë.