ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Bota

Mund të dënohet deri me 25 vjet burgim, informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e Joe Biden me kompaninë ukrainase

albnews by albnews
16 February, 2024
in Bota
0
Mund të dënohet deri me 25 vjet burgim, informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e Joe Biden me kompaninë ukrainase
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një informator i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) është akuzuar për fabrikimin e një skeme ryshfeti shumëmilionëshe që përfshin presidentin Joe Biden, djalin e tij Hunter dhe një kompani energjetike ukrainase. Kjo çështje është në qendër të përpjekjeve të republikanëve për hetim ndaj Bidenit në Kongresin amerikan.

Alexander Smirnov në mënyrë të rreme ka raportuar te FBI-ja në qershor të vitit 2020 se drejtuesit e lidhur me kompaninë energjetike ukrainase, Burisma, kanë paguar Hunter dhe Joe Biden 5 milionë dollarë për secilin në vitin 2015 ose 2016, thanë prokurorët në aktakuzën e ngritur. Smirnov i tha FBI-së se një drejtues i kishte pretenduar se kishte punësuar Hunter Bidenin për të “na mbrojtur, përmes babait të tij, nga të gjitha problemet”, u tha në dokumentet e gjykatës.

RelatedPosts

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“Do ia shpërndajmë të varfërve”, Meksika i kërkon SHBA një pjesë të pasurisë 15 mld dollarë të ‘Mayo-s’

Prokurorët thanë se në fakt Smirnov kishte raporte rutinore biznesore me kompaninë në vitin 2017 dhe ai i bëri këto akuza për ryshfet pasi “shprehu paragjykime” kundër Joe Bidenit kur ai ishte kandidat për president.

Smirnov, 43 vjeç, doli para gjykatës në Las Vegas të enjten, pasi ndaj tij u ngrit akuzë për deklarim të rremë. Ai nuk u deklarua rreth akuzës ndaj tij. Gjykatësi urdhëroi që të gjithë të largoheshin nga salla e gjyqit, pasi mbrojtësja publike federale, Margaret Wightman Lambrose, kërkoi që seanca të ishte e mbyllur në kohën kur do të jepeshin argumentet lidhur me dokumentet konfidenciale të gjykatës. Ajo nuk pranoi të komentonte për rastin.

Pretendimet e informatorit kanë qenë në qendër të përpjekjeve të republikanëve në Kongres për të hetuar presidentin Biden dhe familjen e tij, dhe deklarimet e tij kanë ndihmuar që të niste procedura për hetimin ndaj Bidenit në Dhomën e Përfaqësuesve. Një avokat i Hunter Biden, tha se aktakuza tregon se hetimi “është bazuar në pretendime të pandershme, të pabesueshme dhe në dëshmitarë”.

Pas njoftimit të gjyqësorit, ligjvënësi kryesor demokrat në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Jamie Raskin, kërkoi që të përfundonte hetimi ndaj Bidenit.

Raskin tha se pretendimet e republikanëve ndaj Bidenit “gjithmonë kanë qenë gënjeshtra të ndërtuara mbi teori konspirative”.

Por, udhëheqësi republikan i këtij komiteti, James Comer, e minimizoi rëndësinë e informatorit, i cili ishte figurë kyçe për nisjen e hetimit të republikanëve ndaj Bidenit.Në aktakuzë, prokurorët thanë se Smirnov kishte pasur kontakt me drejtuesit e Burismas, por ishin kontakte rutinore dhe puna e vërtetë e tij me këtë kompani nisi më 2017, pasi presidenti Barack Obama dhe Biden, nënpresidenti i tij, përfunduan mandatin dhe Biden nuk kishte aftësi që të ndikonte në politikën e SHBA-së.

Smirnov kaloi nga “kontaktet rutinë në kontakte të jashtëzakonshme biznesore me Burisman më 2017 dhe më pas bëri pretendimet për ryshfet ndaj të nominuarit për president”, u tha në aktakuzë.

Ai kishte përsëritur disa prej pretendimeve të rreme kur ishte intervistuar nga agjentët e FBI-së në shtatorin e vitit 2023 dhe ndryshoi rrëfimin e tij “dhe shpiku narrativë të rinj pasi ai tha se u takua me zyrtarët rusë”, thanë prokurorët.

Nëse gjendet fajtor, Smirnov mund të dënohet deri me 25 vjet burgim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

28 August, 2025
Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

28 August, 2025
“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

28 August, 2025
Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result