Kandidati për kryeminsitër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin sot janë regjistruar si deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Ata të dy janë parë në hollin e Kuvendit të Kosovës duke vënë nënshkrimet e tyre si deputetë të ardhshëm të legjislaturës së VII.
Kurti pasi është regjistruar tha se po punojnë ditë e natë për të arritur marrëveshjen me LDK-në.
Ndryshe, ka disa ditë që në Kuvend të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve nga subjekte të caktuara politike, derisa, sot bëhet regjistrimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.