ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni 1 hour ago
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim 1 hour ago
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve 1 hour ago
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës 1 hour ago
Shkrimet e dyshimta të PR-it për Veliajn tentuan të manipulojnë shqiptarët, përmes ‘shpëlarjes së informacionit’ 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj për Ushtrinë: Po ecim me hapa të sigurt

albnews by albnews
13 December, 2019
in Kosova
0
Haradinaj për Ushtrinë: Po ecim me hapa të sigurt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një vit pas miratimit të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes ku ka pranuar edhe raportin një vjeçar të punës, nga ministri Rrustem Berisha.

Haradinaj ka vizituar edhe klubin e oficerëve ku ka deklaruar se një vit pas miratimit të ligjeve, Kosova është në rrugën e duhur dhe po shkon në hapa të sigurt. Gjatë kësaj vizite, kryeministri ka ndarë edhe medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” për komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili tha se janë që të kontribuojnë në misione paqeruajtëse.

“Besoj që sot pas një viti mund t’i premtojmë qytetarëve të Kosovës, mund t’i premtojmë palëve, partnerëve tonë, se po, po shkojmë në hapa të sigurt, në drejtim të duhur dhe po arrijmë objektivat e parapara, të deklaruara në bazë të vendimit të deputetëve një vit më herët. Ne jemi në drejtimin e duhur, në dinamikën e duhur dhe sigurt po ecim”, tha Haradinaj.

RelatedPosts

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15 vjet më pas, raporti që e stigmatizoi Kosovën

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze për këtë dhe s’do lojëra

Haradinaj tha se Kosova i takon rreshtit të ushtrive të udhëhequr nga Amerika dhe synojnë aftësimin që të anëtarësohen në NATO.

“Unë para dy ditësh kam thënë që jetojmë në Ballkan dhe në Ballkan kurrë nuk përjashtohet lufta, jo pse ne e dëshirojmë ndonjë luftë, ose e nxisim, ose e mirëpresim, ose të jemi shkaktarë të ndonjë lufte, ne dëshirojmë me punu që me qenë të zot me u mbrojt dhe kurrë mos me ardh deri të lufta, kjo është dëshira jonë dhe ky është qëllimi ynë si Kosovë, për këtë arsye ne synojmë edhe rreshtimin tonë me ushtritë e paqes, ushtrive të botës që i prinë Amerika, ne i takojmë këtij rreshti dhe aftësohemi me u anëtarësu ne NATO në afatin më optimal kohor”, tha Haradinaj.

Aty, Haradinaj ndau medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” për shërbim të shkëlqyeshëm ndaj atdheut, për komandantin e FSK-së, të cilën tha se ua dedikon të gjithë atyre që janë në uniformë.

Edhe gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se medaljen ua dedikon të gjithë ushtarëve të FSK-së, pa të cilët tha se Forca nuk do të arrinte sukseset.

Ai edhe njëherë shprehi gatishmërinë e Forcës që të kontribuojë në misione paqeruajtëse.

“Unë ia dedikoj këtë mirënjohje Forcës së Sigurisë së Kosovës, pa këta djem dhe këto vajza ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Falë angazhimit, përkushtimit dhe disiplinës, profesionalizmit të treguar ne jemi sot këtu. Është edhe një angazhim shtesë jo vetëm për mua personalisht, por për të gjithë Forcën e Sigurisë që në të ardhmen t’i kryejmë detyrat dhe obligimet tona bazuar në mandatin dhe misionin e ri, dhe u siguroj që do të jemi të gatshëm në çdo kohë, në çdo moment çfarëdo vështirësie që i paraqitet qytetareve të vendit së pari, por edhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në misione paqeruajtëse”, tha Rama.

Më 14 dhjetor të 2018-ës, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar pakon e ligjeve për ushtrinë e Kosovës; ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Shërbimin në FSK, dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

Me këtë nisi rruga e tranzicionit të FSK-së, ku sivjet Forca zyrtarisht kaloi në mandatin e ri që është mandat ushtarak mbrojtës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

16 December, 2025
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

16 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

16 December, 2025
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës

Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës

16 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result