Gonxhja: Vëmendje maksimale për miradministrimin e procesit të menaxhimit të Butrintit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka reaguar në lidhje me menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Në një postim në Facebook, Gonxhja shkruan se do t’i kushtohet “vëmendje maksimale” miradministrimit të procesit të ndryshimit të modelit të menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ai garanton zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe të kuadrit ligjor shqiptar.

Në cilësinë e Ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe njëkohësisht si Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (për shkak të funksionit), siguroj opinionin publik për angazhimin dhe vëmendjen maksimale për miradministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi”, shkruan Gonxhja.

Ministri thekson se, sipas tij, në këtë proces kryefjala do të jetë transparenca dhe gjithëpërfshirja.

Unë dhe ekipi vlerësojmë gjithashtu rolin e AADF në bashkëpunimin e shkëlqyer për arritjen e parakushteve optimale në mbështetjen e BMF për investimin e çmuar në përthithjen e ekspertizës më të mirë bashkëkohore, teknike e profesionale, të denjë për rëndësinë e pasurisë botërore në fjalë, dhe të domosdoshme për suksesin e kësaj ndërmarrjeje të jashtëzakonshme ku shteti shqiptar është lider, në të mirën e interesit publik dhe ku kryefjala do të jetë transparenca dhe gjithëpërfshirja!”, përfundon reagimi e tij Ministri.

Share This Article