Barcelona dhe Real Madridi në luftë për të mbajtur kreun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderin e La Ligas, Barcelonën e pret një test i vështirë në javën e 17-të në elitën e futbollit spanjoll.

Katalunasit që kanë pushuar shumicën e lojtarëve kryesorë në fundjavë, do të kenë punë me Real Sociedadin.

Ekipi i drejtuar nga Ernesto Valverde do të jetë me formacionin kryesor në këtë ndeshje për ta ruajtur pozitën e parë në ligë.

Në formë të mirë, këtë sezon po kalon edhe Sociedadi, që është në pozitën e katërt në ligë, transmeton KTV.

Dy takimet e fundit të sezonit të shkuar u kanë takuar katalunasve që shënuan dy fitore.

Fitoren e pestë rresht do ta kërkojë edhe Real Madridi në udhëtimin e vështirë në “Mestalla” ndaj Valencias.

Madrilenët që kanë pikë të barabarta pas 16 ndeshjeve me Barcelonën duke e ndarë pozitën e parë, synojnë fitoren ndaj “Lakuriqëve”.

Valencia e super motivuar, hyn në këtë takim pasi arritën të siguronin një kalim tutje në Champions League.

Formë të mirë Valencia, ka kaluar edhe në ligë në dy ndeshjet e fundit që ka po aq fitore.

Lideri Barcelona do të luajë të shtunën si mysafire e Real Sociedadit të papërshtatshëm.

Share This Article