Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet angleze pasi trafikonin lëndë ndarkotike. Mësohet se ata kishin krijuar një shtëpi bari në Mansfield. Policia ka publikuar fotote dy vëllezërve shqiptarë Eset dhe Shanin Gjoni të cilët do të deportohen drejt vendit tonë.
Sipas autoriteteve droga e gjetur në Mansfield kap vlerat 167,000 paund. Gjykata e Nottingham Croën tha se vëllezërit Gjoni refuzuan të zbrisnin nga çatia ku më pas u desh ndërhyrja e brigadës së zjarrit që përmës një shkalle i uli poshtë ku u bë arrestimi.
Të dy vëllezërit kishin mbërritur në Britaninë e Madhe në anën e pasme të një kamioni ndërsa tjetri me një gomone mbi Kanalin Anglez. Duke i burgosur secilin prej tyre për tetë muaj në seancën dëgjimore, Gjykatësi James Bide-Thomas i dënoi shqiptarët me 8 muaj dhe tha se brenda shtëpisë së barit u gjet një rritje profesionale e 152 bimëve.