“Po, unë e vrava”, kështu ka deklaruar 17-vjeçari kur karabinierët u shfaqën në derën e tij për ta arrestuar për vrasjen e Bledar Dedjës.
Ndërkohë, motivi i krimit të kryer të shtunën e 20 janarit në Via Colli në Paderno mbetet ende mister.
Djali nuk ka dashur t’i thotë asgjë policisë që ka kryer arrestimin e urdhëruar nga Prokuroria për të Mitur se përse i ka shkaktuar pesëmbëdhjetë plagët me thikë 39-vjeçarit shqiptar, duke e lënë të vdekur.
Në prangat e hetuesve janë disa elementë që kanë çuar në inkuadrimin e 17-vjeçarit. Kamerat e vëzhgimit vërejtën djalin duke hipur në makinën e Bledar Dedjës pasditen e së shtunës, në sheshin e Padernos.
Më pas të dy me Mercedes B class arritën në zonën e izoluar të Via Colli ku ndodhi krimi.
17-vjeçari rishfaqet pak më pas në rrugën provinciale, i kapur sërish nga kamerat, teksa po bënte autostop.
Djali u shoqërua në një stacion të transportit publik, ku hipi në një autobus. Më pas ai rishfaqet në urgjencën ku i është trajtuar një plagë me thikë në dorë.
Plagën që hetuesit e gjejnë shpesh tek ata që përdorin një thikë kuzhine për të sulmuar dikë.
Jeta e dyfishtë
Burri, i martuar me dy fëmijë të vegjël, takonte gra dhe të rinj për të kryer marrëdhënie seksuale. Në celularin e dytë të viktimës, hetuesit gjetën prova të kontaktit mes Bledar Dedjas dhe të dyshuarit.
Në biseda është zbuluar se të dy kishin rënë dakord të takoheshin pikërisht në ditën e vrasjes.
Djali, pasi ka goditur për vdekje 39-vjeçarin, i cili u gjet rreth 100 metra larg makinës me pantallona dhe të brendshme të ulura, me sa duket ka hequr qafe çelësat e mjetit, si dhe thikën e përdorur për të kryer krimin. Gjithashtu ka hequr qafe disa rroba që mbante veshur, ndoshta për shkak se ishin me gjak.
Takimi i parë
Takimi i parë mes 17-vjeçarit dhe shqiptarit është zhvilluar rreth një vit më parë në ambientet e punës së Bledarit.
Në atë periudhë, 39-vjeçari dyshohet se e bindi adoleshentin të fillonte një marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.
Një nga hipotezat mbi të cilat po punon prokuroria është se 17-vjeçari ka dashur të ndërpresë lidhjen, por Bledari nuk pranoi dhe gjithashtu e shantazhoi.
Gjurmët
Ditët e fundit Prokuroria kishte bërë hetime për disa shenja gishtash të gjetura në rroba, në trup dhe me gjasë edhe në disa sende personale që ndodheshin brenda Mercedes Class B që i përkiste viktimës.
Djali u tradhtua nga mesazhet e gjetura në celularin e dytë të Dedjas, të cilat vërtetojnë kontaktin me të dyshuarin. Por mbi të gjitha dëmtimet në duar që 17-vjeçari mori gjatë përleshjes së 20 shkurtit.
Dedja u godit me rreth njëzet plagë me thikë, njëra prej të cilave, ajo fatale, ishte goditja në kurriz që i dëmtoi mushkëritë dhe duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe