LVV dhe LDK ende pa marrëveshje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Negociatat në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për më shumë se dy orë në objektin e Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, por ajo nuk u arrit. Këtë e konfirmuan para kamerave Avdullah Hoti nga LDK’ja dhe Glauk Konjufca nga VV-ja.

“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende marrëveshjen, ditëve tjera do të takohemi”, është shprehur Hoti.

Hoti tha se bisedimet do të vazhdojnë mes partive.

“Nuk është përfunduar ende krejt, ende nuk kemi ardhur në një konkludim, duhet të bisedojmë edhe më shumë”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu edhe Konjufca tha se nuk ka marrëveshje.

“Nuk pati marrëveshje, krejt cka mund t’iu them është se duhet të shohim çka mund të ndodhë në takimet e radhës”, ka shtuar Konjufca.

Share This Article