Gjatë gjithë ditës, zyrtarë të shumtë nga e gjithë bota kanë reaguar ndaj sugjerimit të Francës se opsioni për të dërguar trupa në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet. Tani, Shtëpia e Bardhë ka komentuar komentuar deklaratën, duke thënë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar.
“Presidenti Biden ka qenë i qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.
Komentet e saj erdhën pasi Biden u takua me zyrtarë për të diskutuar çështjet e financimit, duke përfshirë ndihmën për Kievin. Një mori vendesh të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Gjermaninë dhe Poloninë, kanë thënë gjithashtu se nuk kanë plane për të dërguar trupa tokësore në Ukrainë.