Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zbriti në aeroportin Nënë Tereza rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani i uroi mirëseardhjen presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
‘Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë’ shkruan ministri duke shtuar ‘Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.
Zelensky u prit dhe nga ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov dhe ministrja e shtetit, Elisa Spiropali