Në samitin që po mbahet në Tiranë “Ukrainë-Europa Juglindore”, ku për herë të parë është i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka marrë pjesë edhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros.
Kujtojmë se miliarderi dhe filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.
Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, organizata jep rreth 1.5 miliardë dollarë në vit për grupet, që mbështesin të drejtat e njeriut dhe nxisin rritjen e demokracive në mbarë botën.