ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 3 hours ago
“The King” 5 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 5 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 5 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 5 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Keqpërdorim i administratës publike’, Stano thirrje Serbisë: Zbatoni rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare

albnews by albnews
29 February, 2024
in Diaspora
0
Keqpërdorim i administratës publike’, Stano thirrje Serbisë: Zbatoni rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bashkimi Evropian tha të enjten se raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Serbi “konfirmon shqetësimet e bllokut”, rreth parregullsive në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit në vendin ballkanik.

Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, tha në raportin përfundimtar se zgjedhjet u mbajtën në kushte të padrejta dhe u “dëmtuan nga retorika e ashpër, anshmëria në media, trysnia ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.

RelatedPosts

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Raporti paraqiti po ashtu propozimet për veprimet që duhet të marrin autoritetet serbe para zgjedhjeve të ardhshme.

Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiç është përballur me akuza për shkelje të lirive demokratike.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmon shqetësimet e bllokut për procesin e zgjedhjeve në Serbi.

“Procesi elektoral në Serbi kërkon përmirësime të dukshme dhe reforma të mëtejshme, sepse funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian”, tha zoti Stano.

Ai tha se raportet për parregullsi duhet të hetohen në mënyrë transparente, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale, ndërsa mirëpriti siç tha, gatishmërinë e autoriteteve në Serbi për të punuar në zbatimin e rekomandimeve.

Pohimet e opozitës serbe për mashtrime masive dhe mohimet nga ana e pushtetit, nxitën tensione në Serbi dhe çuan në protesta.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç akuzoi grupet e opozitës dhe mediat e pavarura për krijimin e një “pasqyre të rreme” rreth zgjedhjeve me qëllim të destabilizimit të vendit. Ajo tha se raporti i OSBE/ODIHR-it, u jep fund gënjeshtrave rreth vjedhjes së zgjedhjeve.

“Kur i lexoni rekomandimet është e qartë se zgjedhjet në Serbi ishin të drejta dhe transparente”, tha kryeministrja serbe.

Komisioni i Zgjedhjeve e shpalli Partinë Përparimtare Serbe të presidentit Vuçiç fituese të votimeve për parlamentin 250 vendesh dhe të pushtetit komunal në 60 qytete përfshirë Beogradin.

Opozita ngulë këmbë se asaj iu vodh fitorja në Beograd dhe i gjithë procesi zgjedhor ishte i parregullt.

“Kur dikush ju thotë se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta, duke favorizuar një njeri, një parti, në një mjedis polarizimi dhe gjuhe të urrejtjes … ato janë zgjedhje të padrejta, jo të lira dhe jodemokratike”, tha Marinika Tepiç, një nga udhëheqësit e koalicionit opozitar Serbia kundër dhunës.

Raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë thekson se “përfshirja vendimtare” e presidentit të Serbisë Vuçiç, “së bashku me përparësitë sistematike të partisë në pushtet, krijoi kushte të padrejta për garuesit”.

Opozita dhe vëzhguesit vendas të zgjedhjeve thanë se votues nga jashtë janë shtuar në listat e votuesve në Beograd dhe janë dërguar atje me autobusë në ditën e zgjedhjeve, për të votuar për partinë në pushtet.

“Këto akuza dëmtuan besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve lokale dhe gjithashtu ndikuan në pranimin e rezultateve parlamentare”. thuhet në raportin e ODIHR-it, në të cilin u kërkohet autoriteteve të kryejnë një “auditim kuptimplotë të votuesve dhe regjistrave civilë”.

Mes rekomandimesh tjera raporti kërkon “masa për të parandaluar keqpërdorimin e detyrës dhe burimeve shtetërore” dhe “zbatimin e mekanizmave efektivë të mbikëqyrjes ligjore dhe institucionale për të parandaluar frikësimin dhe trysninë ndaj votuesve, përfshirë punonjësit e institucioneve publike dhe shtetërore”.

Në fillim të këtij muaji Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me të cilën dënoi parregullsitë e raportuara në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi dhe kërkoi hetim ndërkombëtar të tyre.

Më herët presidenti serb hodhi poshtë mundësinë për ndonjë hetim të jashtëm, duke thënë se zgjedhjet janë “një çështje e institucioneve shtetërore serbe”. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result