Connect with us

Bota

Zelensky i kërkon Perëndimit sisteme për mbrojtje ajrore “për të shpëtuar jetë”

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të dërgojë në vendin e tij më shumë sisteme për mbrojtje ajrore, pasi një valë sulmesh ruse me raketa dhe dronë i kanë lënë të vdekur të paktën tetë persona.

Pesë persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, në qytetin e Odesës, derisa sulmet tjera në Harkiv, Herson dhe Zaporizhja, kanë vrarë edhe tre persona tjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

“Rusia vazhdon të godasë civilët”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në rrjetet sociale. “Neve na duhet më shumë mbrojtje ajrore prej partnerëve tanë. Neve na duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore ukrainase për të rritur mbrojtjen për njerëzit tanë prej terrorit rus. Më shumë sisteme për mbrojtje dhe më shumë raketa do të shpëtojnë jetë”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, ndërsa ndihma e Shteteve të Bashkuara, në vlerë të 60 miliardë dollarëve, është e bllokuar në Kongres prej disa republikanëve konservatorë. Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia i ka lëshuar 17 dronë iranianë Shahed përgjatë natës dhe tri raketa. Autoritetet ukrainase kanë thënë se i kanë rrëzuar 14 dronë, mirëpo mbetjet e tyre kanë rënë në ndërtesat e banimit në Odesa dhe Harkiv.

Gjysma e gjithë municioneve të premtuara perëndimore pritet të arrijnë në Ukrainë më vonë gjatë vitit, derisa zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se çdo vonesë do të kushtojë me jetë dhe territore. Forcat ushtarake ruse kanë avancuar muajin e kaluar në pjesën perëndimore, duke e marrë kontrollon e Avdivkas dhe disa fshatrave. Komandanti i ri i ushtrisë ukrainas Oleksandr Syrsky, ka thënë të shtunën, pas një vizite në vijën e frontit, se “situata është e vështirë, por e kontrollueshme”.

Rusia ka shprehur zemërim së fundi edhe rreth asaj që duket se është rrjedhje e një diskutimi të ushtrisë gjermane për Ukrainën, në të cilin zyrtarët dyshohet se kanë diskutuar për sulme me raketa në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014. Kancelari gjerman, Olaf Scholz është zotuar të shtunën për një hetim të plotë, pasi shefja e mediumit rus RT, që gëzon përkrahjen e shtetit, e ka publikuar një audio-incizim në rrjetet sociale, çka potencialisht mund të përbëjë turpërim të madh për Berlinin.

Continue Reading
Advertisement

Bota

‘Një gjendje trazirash të jashtme’, Maduro kërkon një plan mobilizimi

Published

on

By

Presidenti i Venezuelës shpall emergjencë kombëtare

Presidenti i Venezuelës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe i ka denoncuar sulmet si një përpjekje nga SHBA-të për të marrë naftën dhe mineralet e vendit të tij.

Në deklaratë thuhet se sulmet në Karakas synojnë të “kapin burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj” dhe “të thyejnë me forcë pavarësinë politike të vendit”.

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka “nënshkruar dhe urdhëruar zbatimin e Dekretit që shpall gjendjen e trazirave të jashtme në të gjithë territorin kombëtar”.

Ai gjithashtu ka urdhëruar që të gjitha planet e mbrojtjes kombëtare të zbatohen “në kohën e duhur dhe në rrethanat e duhura”.

Ata u kanë kërkuar “të gjitha forcave shoqërore dhe politike në vend që të aktivizojnë planet e mobilizimit dhe të dënojnë këtë sulm imperialist”.

Ku është Karasi

Karakasi, i njohur zyrtarisht si Santiago de León de Caracas, është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Venezuelës.

Qyteti ndodhet brenda vargmalit Cardillera de la Costa në pjesën veriore të Venezuelës, pranë Detit të Karaibeve.

Continue Reading

Bota

Shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës (video)

Published

on

By

Sipas raportimeve, një nga objektet e goditura ishte Fort Tiuna, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen – ndër të tjera – Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake.

Continue Reading

Bota

Qeveria e Venezuelës hedh poshtë dhe dënon agresionin ushtarak të SHBA-së

Published

on

By

Sapo doli një deklaratë zyrtare nga qeveria e Venezuelës.

Në të shkruhet: “Venezuela hedh poshtë, përbuz dhe denoncon para bashkësisë ndërkombëtare agresionin ushtarak jashtëzakonisht serioz të kryer nga Qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Venezuelës.”

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Bota32 minutes ago

‘Një gjendje trazirash të jashtme’, Maduro kërkon një plan mobilizimi

Bota54 minutes ago

Shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës (video)

Bota1 hour ago

Qeveria e Venezuelës hedh poshtë dhe dënon agresionin ushtarak të SHBA-së

Bota1 hour ago

Dëgjohen shpërthime ndërsa tymi ngrihet në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas; Presidenti Trump urdhëroi sulme ajrore

UK2 hours ago

Paralajmërimet për motin janë zgjeruar, ndërsa bora dhe akulli mbulojnë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar

UK2 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

Bota2 hours ago

Katër sfida me të cilat përballet kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Mamdani

UK2 hours ago

Dy trupa të nxjerrë nga deti, kërkimet vazhdojnë

Albania3 hours ago

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit

Albania3 hours ago

Programi, “take-away” pa mbetje, bar-restorantet drejt enëve të ripërdorshme

Kosova3 hours ago

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut partnerët kryesorë: Ku dhe çka eksportoi Kosova më shumë gjatë vitit 2025

Popular3 hours ago

A e dinit që aromat ndikojnë në energjinë tuaj? Ja cilat parfume duhet të përdorni për çdo rast…

Bota3 hours ago

Mbi 1000 makina të djegura natën e ndërrimit të viteve në Francë, qindra arrestime

Bota3 hours ago

“Dorëzohet” presidenti i Venezuelës, Maduro i gatshëm të negociojë me SHBA-në për drogën, naftën dhe emigracionin

Bota3 hours ago

Tragjedi në Alpet e Italisë, orteku i merr jetën alpinistit 50-vjeçar

Albania3 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK5 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania5 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania7 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK3 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK7 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports5 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK4 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania5 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania4 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK4 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota5 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK4 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania4 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota5 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending