Ambasadori britanik reagon pas kompromisit mazhorancë-opozitë, King-Smith: Parlamenti funksional, në interesin e qytetarëve shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka reaguar pas kompromisit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e jetës parlamentare.

King-Smith u shpreh se është i vetëdijshëm se kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri, ndërsa shtoi se është i kënaqur me progresin e vazhdueshëm drejt rikthimit të parlamentit normal.

Sipas tij, ky i fundit është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektivës së ardhshme të Shqipërisë.“E di që kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri. I kënaqur që shoh progresin e vazhdueshëm sot drejt rikthimit të një parlamenti normal, funksional, i cili është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektivës së ardhshme të Shqipërisë”, shkroi ai në rrjetin social X.

Share This Article