Zhdukja e Kate Middleton shqetëson britanikët, xhaxhai i princeshës zbulon se kur do të rikthehet ajo në publik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Princesha e Uellsit, Kate Middleton i ka munguar jetës publike që nga 25 dhjetori i kaluar, kur iu nënshtrua një operacioni abdominal. Që atëherë ajo është larguar nga syri i publikut, ndonëse tashmë kanë dalë zëra për rishfaqjen e saj të mundshme.

Xhaxhai i saj, Gary Goldsmith, ka njoftuar se princesha do të rikthehet më 31 mars në meshën tradicionale të Pashkëve në kishën e Shën Gjergjit në Windsor. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar nga familja mbretërore britanike.

Goldsmith, pas largimit nga ‘Big Brother’ britanik, theksoi të gjitha këto informacione: Ajo është në rrugën e duhur. Ajo ka mbështetjen më të mirë në planet. Ajo ka njerëzit më të mirë që kujdesen për të. Është e paqartë se deri në çfarë mase vëllai i Carole Middleton, nëna e princeshës, është në dijeni të përparimit të shërimit të saj pas operacionit. 

Share This Article