Albi Nako i ka propozuar për martesë partneres së tij, Dorit, në emisionin “S’e luan Topi”. Albi dhe Dori, me profesion balerinë, e bënë publike lidhjen e tyre kur koreografi ishte banor në shtëpinë e “BBVA 3”. Ajo e surprizoi duke i dhënë mesazhin që të bëhej i fortë dhe të luante ashtu siç ai dinte.
Iulur në gjunjë, me një sfond me trëndafila ku shkruhej “Marry Me”, Albi surprizoi Dorin, e cila mes lotësh dhe emocionesh pranoi të kurorëzojnë dashurinë.
Sa i përket lidhjes, dyshja ka qenë mjaft private, por në disa momente gjatë bisedave në “BBVA 3”, Albi ka treguar se kanë 6 vite bashkë dhe se janë shumë të dashuruar.