“29.225 anëtarësime të reja në PS”, Rama: Tregojnë potencial, i tejkaluam objektivat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama thanë nisje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet këtë të diel në një resort në Gjirin e Lalëzit se deri më tani në PS numërohen 29,225 anëtarësime të reja. Ai tha se kjo tregon potencialin në rritje të kësaj partia ndërsa shtoi se tashmë do të vendosen edhe dy objektiva të reja.

“Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plotë 29,225 anëtarësime të reja. Shifra e anëtarësimeve të reja është domethënëse për ne të gjithë, jo për t’u ndalur këtu por për të parë në pasqyrën e re të anëtarësisë së çdo qarku potencialin e madh të rritjes së forcës sonë politike.

Le të mos ndalemi kurrsesi këtu, port ë vendosim sot dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj, deri në kongresin tonë zgjedhor të qershorit të këtij viti. Domethënë edhe 20 mijë pak që u shtohen këtyre që përmenda. Objektivat tona janë tejkaluar pasi ne nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne te ata. Objektiva e dytë është rishikimi i përbërjes së çdo organizate socialiste me qëllim harmonizimin  e përbërjes së secilës organizatë me profiling politike dhe social të zonës që mbulon organizata socialiste”,-tha kryeministri Edi Rama.

Share This Article