Bebe Rexha arrin 14 miliardë dëgjime në Spotify, zyrtarisht këngëtarja e 23-të më e dëgjuar në histori

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka arritur sërish një rekord, ku kësaj radhe ka arritur shifrën e 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë.

Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”, shkruante artistja në postim.

Bebe Rexha, e cila rrjedh nga një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, është në qendër të vëmendjes të industrisë së muzikës që nga debutimi i saj i parë në skenën botërore. Me një zë unik dhe talent në shkrimin e këngëve, ajo ka sjellë hite që kanë pushtuar listat muzikore botërore.

Disa nga këngët e saj më të famshme janë “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be”, dhe “I’m A Mess”, të cilat jo vetëm që e kanë bërë një emër të njohur në muzikë, por gjithashtu kanë kontribuar në një numër të jashtëzakonshëm dëgjimesh. Ky sukses i fundit në Spotify e vendos Rexhën në një kategori të veçantë artistesh femra, duke i dhënë një vend të merituar mes 23 vajzave më të dëgjuara në këtë platformë. Suksesi i saj është dëshmi e një karriere që vazhdon të lulëzojë dhe të zgjerojë rrugëtimin e saj artistik në botë.

Share This Article